Gjykata e Tiranës njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së

Gjykata e Tiranës njeh Sali Berishën si kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha është regjistruar sërish në Gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.

Përmes një shkrese zyrtare Gjykata vërtetohet se Berisha është kryetari zyrtar i Partisë Demokratike.

Në dokumentin e firmosur nga Sekretarja e Regjistrit të Partive Politike në Gjykatën e Tiranës dhe të shpërndarë nga PD, thuhet:

Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i Partisë “Partia Demokratike”, me iniciale “PD” ose “PDSH”. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

MARKETING