Këshilli gjyqësor për vendosjen e gjyqtarit në “listën e zezë”: E theksojmë angazhimin tonë për t’u përballur me secilën formë të korrupsioni në sistemin e drejtësisë

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut shpreh shqetësim serioz në lidhje me njoftimin aktual të Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e një gjyqtari në “listën e zezë”.
MARKETING
“Theksojmë angazhimin tonë për të trajtuar çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike. Në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po ndërmerr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e Këshillit Gjyqësor.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi pardje se do të vendosë sanksione ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.