Edhe “Aleanca e Selës” fton qytetarët që t’i bashkohen nesër para Gjykatës Kushtetuese

Edhe “Aleanca e Selës” fton qytetarët që t’i bashkohen nesër para Gjykatës Kushtetuese
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Në ditën që Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë për ligjin për gjuhët, “Aleanca e Selës” u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen para Kushtetueses me fillim nga ora 09:00.

MARKETING

 

Njoftim i rëndësishëm

Ftojmë të gjithë qytetarët që bashkë me liderin tonë, Ziadin Sela dhe partitë e tjera të Frontit Europian, nesër në ora 09:00, para Gjykatës Kushtetuese të ngrejmë zërin në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe barazisë së të gjitha bashkësive në vend.

Pjesëmarja masovike në këtë tubim paqësor dhe demokratik do të dëshmojë vendosmërinë tonë për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me shumë sakrificë.

Koha: 09:00

Vendi: Para Gjykatës Kushtetuese

MARKETING