VMRO-DPMNE: Patriotizmi i rrejshëm i BDI-së u dëshmua, Artan Grubi i përfshirë në listën e zezë të SHBA-së

VMRO-DPMNE: Patriotizmi i rrejshëm i BDI-së u dëshmua, Artan Grubi i përfshirë në listën e zezë të SHBA-së

Pas vendosjes së Artan Grubit, ish-zëvendëskryeministër i parë në listën e zezë të SHBA-ve,  VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër. Ajo ka deklaruar se ky është një tregues i qartë i patriotizmit të rrejshëm të BDI-së, duke e lidhur këtë akt me ndikimin e partisë në shtet dhe institucionet e tij.

MARKETING

VMRO-DPMNE e konsideron këtë vendim si një dëshmi të partishmërisë që ka përfshirë jo vetëm politikën, por edhe sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Sipas opozitës, gjyqtari Enver Begjeti, i cili është gjithashtu pjesë e listës së zezë, ka ndihmuar në bllokimin e hetimit për ish-drejtuesin e shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov, duke dëshmuar ndikimin e BDI-së në sistemin gjyqësor.

Deklarata e VMRO-DPMNE thekson se Grubi dhe Bexheti, së bashku me anëtarë të tjerë të BDI-së që janë të përfshirë në këtë listë, janë simbol i keqadministrimit dhe i lidhjeve të ngushta mes politikës dhe korrupsionit. Ata kanë përshkruar këtë situatë si një turp për Maqedoninë, duke u shprehur se ky zhvillim dëmton imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

MARKETING