Galatarasay shkëputet në krye të kampionatit turk
Galatasaray ka fituar me vështirësi ndaj Sivassporit dhe është shkëputur në krye të Superligës së Turqisë.
Të dielën, Galata fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Sivassporit, në kuadër të xhiros së 15-të. Galatasaray ka 38 pikë nga 14 ndeshje, ndërsa Fenerbahçe në vendin e dytë ka 32 pikë nga 14 ndeshje. Të shtunën Fenerbahçe humbi nga Beshiktashi.
Galatasaray luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 15-të, kur u përjashtua Metehan Baltaci.
Garry Rodrigues shënoi për 1:0 në të mirë të Sivassporit në minutën e 25-të. Yunus Akgun në minutën e 36-të, Victor Osimhen në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë nga penalltia dhe Barish Yilmaz në minutën e 53-të realizuan golat për liderin turk. Beki Boke shënoi në minutën e 91-të për rezultatin final, 3:2.