Një banor nga Veleshta e Strugës, akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të por’nografisë së fëmijëve

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strugë pas kryerjes së procedurës hetimore ka marrë vendim dhe ka dorëzuar aktakuzë kundër një 38-vjeçari nga fshati Veleshtë për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve nga neni 193-a paragrafi 1 dhe paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.
MARKETING
Është akuzuar për kryerjen e vazhdueshme të veprës penale, pasi në periudhën nga nëntori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti, përmes një sistemi kompjuterik ka transmetuar, ofruar dhe ndryshe ka vënë në dispozicion pornografi të fëmijëve, njoftoi sot Prokuroria Publike.