(VIDEO) Aktakuzë për uzurpimin e pronës publike te Poliklinika në Bit Pazar

Ndaj një 47-vjeçari dhe kompanisë së tij, Prokuroria po kërkon masa kujdesi, respektivisht ndalesë për të shfrytëzuar hapësirën prapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkupi, ku i njëjti dyshohet se jashtëligjshëm ka krijuar parking me pagesë. Prokuroria njofton gjithashtu se personi dyshohet për shkelje të nenit 225 nga Kodi Penal, gjegjësisht kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërisë”.
“I akuzuari, 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i kompanisë së paditur, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bit Pazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilën komuna e Çairit , sipas parashikimit të Planit Detal Urbanistik, ia ka dhënë për shfrytëzim shtëpisë së shëndetit, për vend parkimi të improvizuar”.
47- vjeçari akuzohet se ka vendosur një tra dhe një pikë grumbullimi si dhe ka angazhuar një person për inkasim me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim për parking, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen në këtë hapësirë.
Ndërkohë, qytetarët kanë pasur ankesa të vazhdueshme për shfrytëzimin e paligjshëm të kësaj hapësire publike. Gjatë deklarimeve të mëhershme, institucionet e kanë hedhur fajin të njëra- tjetra. Komuna e Çairit po ashtu u shprehën se parcelat tjera përreth janë në pronësi shtetërore, të cilat i menaxhon Qeveria. Ndërsa, dhënia e llogarive fiskale është kompetencë Drejtorisë së të Ardhura Publike dhe e Inspektoratit të Tregut.
Anida Murati /SHENJA/