(VIDEO) Personat me nevoja të veçanta kërkojnë përmirësimin e kushteve

(VIDEO) Personat me nevoja të veçanta kërkojnë përmirësimin e kushteve

Suaret Alishan, person me shikim të dëmtuar dhe përfaqësues i koalicionit “Ndryshojmë”, i bëri thirrje ministres së Financave që vetem një ditë të merrte sytë e tij dhe t’i shihte vështirësitë e pengesat nëpër të cilat kalon një person i verbër. Në ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, 3 dhjetori, në vend se të fliteshte siç thotë Alishan për avancimin e të drejtave të tyre, përmirësimin e kualitetit të jetës dhe standardin e personave me aftësi të posaçme, ne duhet të flasim për mbrojtjen e të drejtave të fituara. Ndërsa përmendi se asistentët personal të këtyre personave nuk janë paguar për muajt shtator, tetor, nëntor.

Suaret Alishan Koalicioni “Ne ndryshojmë”

Ministrja e Financave ka dalë dhe ka thënë personat me nevoja të veçanta kanë shfrytëzuar shumë para në një familje. Ja unë do t’i sqaroj ministres. Të ftoj që bashkë të shkojmë në një familje ku nëna babai, vajza, djali janë të vërbër dhe ata vetëm e shfrytëzojnë të drejtën e tyre individuale. Kush dëshiron të jetë i verbër? Kush dëshiron të jetë invalid? Ndërsa unë do e lusja që vetëm një ditë t’i merrte sytë e mi dhe ta shoh se si është”.

Nga Avokati i Popullit bënë thirrje që Ministria e Arsimit të angazhohet që kuadrot arsimor dhe ato kuadro që janë në kontakt të përditshëm me personat me nevoja të veçanta, të njohin gjuhën e shenjave.

Vaska Bajramovska, zv/ombudsman

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarr masa për zgjidhje sistematike të problemit me mos njohjen e gjuhës së shenjave në mënyrën që do ta rregulloj njohjen e gjuhës së shenjave si obligative për kuadrin edukativo-arsimorv në mënyrën e duhur sipas vendit të tyre të punës, por edhe kuadrin tjetër që është në kontakt të përditshëm me nxënsësit me dëgjim të dëmtuar”.

Kurse ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani tha se po punojnë në përgatitjen e regjistrit për personat me nevoja të veçanta. Ndërsa bëri thirrje për ndryshime konkrete për shoqëri inkluzive dhe të drejtë.

Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale

Punojmë edhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e një Regjistri të personave me nevoja të veçanta, i cili Regjistër do t’i përmbajë të gjitha të dhënat për personat me nevojë që janë në sistemin e vlerësimit, aftësimit në punë dhe rehabilitimit profesional dhe të dhënat e përfituesve të subvencioneve për punësim”.

Ndërkoh kjo kategori e veçantë e shoqërisë vazhdimisht bënë kërkon mbështetje për qasje deri të shkollimi i tyre, punësimi dhe angazhimi për qasje dhe lëvizje të pandërprerë tek institucionet. Poashtu vendi ynë ende nuk ka Regjistër me numrin real të personave me aftësi ndryshe.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING