(VIDEO) Procedurë disiplinore për prokurorët Hajrullahu dhe Cvetanovski

(VIDEO) Procedurë disiplinore për prokurorët Hajrullahu dhe Cvetanovski

Për ish-kryetarin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahu, dhe prokurorin e lartë Jovan Cvetanovski do të iniciohet procedura disiplinore për shkak të punës jo profesionale dhe të pakujdesshme, e cila u konfirmua nga revizioni që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kreu ndaj Prokurorisë së Lartë.

PROKURORIA

Prokurori i Përgjithshëm pasi e shqyrtoi raportin përfundimtar nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit vendosi t’i dërgojë Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë një propozim për fillimin e procedurës disiplinore kundër një prokurori publik të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit për punë jo profesionale dhe moskujdes në 4 çështje”.

Nga prokuroria po ashtu informojnë se Prokurori i Shtetit ka miratuar një Udhëzim të Detyrueshëm me të cilin, urdhërohen të gjithë prokurorët publikë që urgjentisht t’i japin prioritet çështjeve për vepra penale nga fusha e korrupsionit.

PROKURORIA

Të gjithë prokurorët që kanë çështje të tilla janë të detyruar të bëjnë përditësimin urgjent të këtyre çështjeve, duke kontrolluar veprimet e ndërmarra, urdhrat, kërkesat e lëshuara, si dhe përgjigjet e marra nga organet dhe institucionet kompetente.

Prokurorët kryesorë të prokurorive të rretheve janë të detyruar që brenda 10 ditëve të punës pas miratimit të Udhëzimit të mbajnë një kolegjum me të gjithë prokurorët publikë të prokurorive të rrethit, ku do të shqyrtojnë vëllimin e punës së prokurorisë përkatëse në lidhje me çështjet nga fusha e korrupsionit, sipas numrit të çështjeve, denoncimeve, veprimeve të ndërmarra dhe urdhrave aktivë të lëshuar, do të analizojnë sfidat gjatë procedimit të çështjeve të tilla dhe do të japin propozime për tejkalimin e tyre me qëllim një ndjekje penale më efikase. /SHENJA/

MARKETING