(VIDEO) Janeva: Komitët mësohen në shkollë, lufta e UÇK-së nuk është asgjë

Lufta dhe simbolet e UÇK-së nuk paraqesin asgjë për vendin tonë, ndërsa komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë, kështu deklaroi ministrja e Arsimit lidhur me shfaqjen shkollore të shkollës fillore në Çellopek për ditën e 28 nëntorit, në të cilët fëmjët ishin të veshur me uniforma të UÇK-së.
MARKETING
Janevska i është përgjigjur reagimit të BDI-së se nuk duhet të ketë problem me rastin e fëmijëve të veshur me uniforma të UçK-së, ashtu siç nuk ka pasur problem me fëmijët në Aerodrom të Shkupit të cilët ishin të veshur me uniforma të Komiteteve.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Lufta e UÇK-së dhe simbolet e UÇK-së për këtë shtet nuk paraqesin asgjë. Në këtë vend, lufta, konflikti, si të doni ta quani, shkaktoi viktima në të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat qajnë njësoj. Në vend që të bëjmë përpjekje për ta harruar atë konflikt dhe për ti edukuar fëmijët me këtë që them, ne po u mësojmë fëmijëve të vegjël të jenë luftarak, të mbajnë armë, të kenë një lloj pozicioni të qitjes, diçka që nuk ka lidhje me historinë tonë. Në publikimin e tyre shkruan që vitin e kaluar klishte fëmijë të veshur me veshje të komitëve. Komitët janë pjesë e histrorisë së Maqedonisë, komitët i mësojnë në planprograme mësimore. Komitë kishte edhe maqedonas edhe shqiptarë, turq dhe etnitete të tjera të cilët kanë luftuar kundër një armiku të përbashkët dhe ata njerëz duhet ti nderojmë”.
Janevska thotë se kanë marrë raporte me fotografi dhe dëshmi se fëmijët kanë mbajtur simbole të UçK-së në manifestimet për 28 Nëntorin, në shkollat në Çellopek, në Çair, dy në Tetovë dhe një në Strugë për të cilat Inspektorati Shtetëror Arsimor do të dalë në terren.
Më 30 nëntor Janevska shpalli procedurë kundër menaxhmentit dhe mësimdhënësve në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek për organizimin e shfaqjes shkollore për festën e 28 nëntorit në të cilën nxënësit janë të veshur me veshje të UÇK-së.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/