(VIDEO) Dorëhiqet Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, shkak presioni politik

(VIDEO) Dorëhiqet Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, shkak presioni politik

Përshkak të presionit politik nga garnitura udhëheqëse në pushtet si dhe për të mbrojur imazhin dhe familjen e saj, dorëhiqet nga funksioni, kryetarja e Këshillit Gjyqsor Vesna Dameva. Në konferencën për media, ajo bëri me dije se jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetares, por do të vazhdoj të qëndroj antare e Këshillit.

MARKETING

Ajo u shpreh se në mënyra të ndryshme, kryeministri dhe politikanë nga garnitura udhëheqëse, nga foltorja e Kuvendit ose përmes shërbimeve të shtypit, shprehin qëndrime negative ndaj Këshillit Gjyqsor, ndaj antarëve, por edhe ndaj gjykatësve që vërtetë siç tha ajo numri më i madh i tyre nuk e meritojnë këtë.

Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqsor

Vlerësoj se e vetmja gjë që më mbetet është ta mbroj integritetin tim personal, qetësinë dhe paqen, por edhe familjen time, jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Këshillit Gjyqsor të RMV-së”.

Kjo situatë, thotë ajo ka nisur që nga ndryshimi i pushtetit dhe është intensifikuar muajt e fundit. Ndërsa më serioze situata është bërë kur siç thotë ajo kryeministri deklaron se në vendin e kësaj përbërje të këshillit, do të vendos njerëzit e “tyre”.

Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqsor

Kryeministri pikërisht nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza se Këshilli Gjyqsor, me të cilin udhëheq unë, ka disa klane që falsifikojnë procesverbale. Madje i ftuar në një televizion thotë se në vendin tonë, në vendin e antarëve të Këshillit, duhet të vijnë ‘njerëz të tyre’, mendoj se kjo ka të bëjë me gjykatësit dhe prokurorët të cilët janë të afërt me partinë politike në pushtet. Kjo në një shtet demokratik është serioze”.

Dameva u zgjodh kryetare e Këshillit Gjyqsor më 5 dhjetor 2022. Mandati i kryetarit të këshillit Gjyqsor është 2 vjeçar. Në prill të vitit të kaluar, përmes një procedure të jashtligjshme ajo u shkarkua. Pasi që Gjykata Administrative konstatoi se shkarkimi ishte bërë në mënyrë të paligjshme, Dameva u kthye në funksion më 3 janar, duke lënë një hapësirë të zbrazët të mandatit për 9 muaj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING