(VIDEO) Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike

(VIDEO) Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike

Nuk pres që çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari të rritet për më shumë se 1%, ka deklaruar kryetari i komisionit rregullator për energjetikë Marko Bislimovski. Ai tha se ky vlerësim bazohet në çmimet që KRRE i ka caktuar për rrjetin, për transmetimin dhe për shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe në çmimin e ofruar nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për furnizuesin universal EVN Home, i cili është 62 euro për megavat orë.

MARKETING

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Duke pasur parasysh se tashmë e dimë edhe çmimin që e raportoi edhe Еlektranat e Maqedonisë së Veriut në tenderin e furnizuesit universal, i cili është 62 euro për megavat orë, unë nuk pres që rritja e energjisë elektrike në çmimin mesatar për familjet të jetë më e madhe se 1%. KRRE ka marrë vendim që nga 1 janari të rrisë çmimin e MEPSOS për shpërndarjen e energjisë elektrike për 5.68%, ndërkohë, çmimi për distribuimin nga Elektrodistribuimi do të ulet për 5.52%, ndërsa çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike, MEMO, do të rritet për 19.8%”.

Bislimoski tha se ajo që është më e rëndësishme për familjet dhe shfrytëzuesit e vegjël ështe se pjesa e rrjetit, përfshirë transferimin dhe shpërndarjen, do të ketë ulje prej 7%. Por sa I përket çmimit përfundimtar që do të duhet ta paguajnë blloqet e ndryshme të konsumatorëve ai tha se do të bëhet e ditur së shpejti.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Saktësisht sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, si dhe çmimi sipas blloqeve të ndryshme të konsumatorëve, do të bëhet e ditur këto ditë pasi llogaritë të kryhen nga EVN Home, e cila si furnizues universal është përgjegjëse për këtë dhe pastaj këto çmime do t’i dërgohen KRRE-së për kontroll dhe miratim të fundit. Çmimet do t’i referohen tregut të rregulluar të energjisë elektrike përmes të cilit furnizohen amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”

Në lidhje me tarifën e përditshme të lirë, Bislimoski sqaroi se analizat kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë, është më i ulët në periudhën nga ora 12 deri në 16, ndërsa më i lartë nga ora 20 deri në 24 dhe se tarifa e lirë e tillë do të ngelet deri në pranverë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING