Pezullohet tenistja numër 2 e botës, rezulton pozitive pas kontrollit anti-doping
Tenistja polake Iga Swiatek, aktualisht numri 2 i botës për femra, ka pranuar një pezullim prej një muaji për testimin pozitiv me “trimetazidine” gjatë një kontrolli rutinë jashtë garave në gusht 2024.
Kjo u njoftua nga Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (Itia).
Teza e mbrojtjes nga ana e tenistes u cilësua e besueshme, sipas së cilës pozitiviteti rrjedh nga kontaminimi i një medikamenti të rregullt me bazë melatonine, i shitur në Poloni pa pasur nevojë për një recetë mjekësore, të cilin Swiatek e mori për problemet me jet-lag.
Prandaj shkelja nuk u konsiderua e qëllimshme.
Itia bëri të ditur gjithashtu se Swiatek tashmë ishte pezulluar përkohësisht midis 22 shtatorit dhe 4 tetorit, periudhë në të cilën ajo humbi tre turne, WTA 500 në Seul dhe WTA 1000 Pekin dhe Wuhan.
Megjithatë, këto ditë janë pjesë e sanksionit, i cili duhet të konsiderohet pjesërisht i kryer.
Asaj i kanë mbetur vetëm tetë ditë të tjera nga ndalimi, i cili përfundon më 4 dhjetor.
Swiatek gjithashtu pranoi të humbiste paratë e çmimit që fitoi në Cincinnati, turneu menjëherë pas kontrollit antidoping. “Kjo ishte përvoja më të keqe e jetës sime”, tha Swiatek për mediat.