(VIDEO) Gashi: I kemi 2/3 për ndryshimet kushtetuese, presim momentin politik

(VIDEO) Gashi: I kemi 2/3 për ndryshimet kushtetuese, presim momentin politik

Kryetari i kuvendit Afrim Gashi thotë se parlamenti është gati në çdo moment të fillojë procedurën për ndryshimet kushtetuese por se kjo varet nga momenti politik se kur do të ketë një garancë që në të ardhmen të mos ketë hapje të kushtetutës për çështje që kanë të bëjnë me identitetin.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese parlamenti është gati që në çdo moment ta fillojë procedurën për ndryshimet kushtetuese dhe ta përmbyll në një afat më të shkurtë të mundshëm ashtu siç e parasheh edhe kushtetuta edhe rregullorja. Besoj që edhe numrat 2/3 i kemi, vetëm varet nga momenti politik kur do të kemi sinjal apo garancë se ndryshimet e tilla kushtetuese do të nënkuptojnë që të mos kemi edhe në të ardhmen hapje të kushtetutës për çështje që kanë të bëjnë me identitetin, kulturën historinë”

Sa i përket 20% Gashi thotë se të gjitha partitë shqipëtare kanë të njejtin qëndrim se gjuha shqipe në kushtetutë duhet të shkruhet ashtu siç duhet e jo terme të tjera. Ai thotë se do të përpiqen që ta ndryshojnë në kushtetuë por duhet parë se a do të pranohet nga të githa palët.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

Sa I përket 20% ju edini se gjithë deputetët dhe partitë shqipëtare e kanë qëndrimin pak a shumë të unifkiuar rreth formulimit se si gjuha shqipe formulohet në kushtetuë dhe kjo është një formulim që nuk e nderon shiptarin dhe neve si shqipëtar dhe normalisht që ne do të tentojmë që të ndryshohet ai formulim por është çështje e marrëveshjes politike se a ka sens politik për momentin nga të gjitha palët që të përceptohet kjo kërkesë e shqipëtarëve që gjuha shqipe të emërtohet me termin e sakt ashtu siç quhet gjuha shqipe dhe jo me një formalin tjetër reserve që lidhet me përqindje”.

Gashi duke iu referuar zyreve të deputetëve tha se deri në muajin e kaluar kishte 25 zyra të deputetëve ndërsa këtë muaj janë hapur edhe 7 të reja. Ai njoftoi se nga dita e nesërme do ti vizitojnë komunat dhe do tu bëjnë thirrje kryetarëve të komunave që tu mundësojnë deputetëve që të kenë zyra në mënyrë që qytetarët të kenë kontakte të drejtëpërdrejta me deputetët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING