(VIDEO) Inatet politike Sllavevski – Arsovska lënë qytetarët në rrugë
Përdersia Ndërmarrja Publike e Transportit po harxhon edhe sasitë e fundit të naftës nga rezervat e shtetit dhe transportuesit privat paralajmërojnë bllokdë të rrugëve nga e hëna për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga ana e Qytetit të Shkupit, Kryetari i Këshillit, Trajko Sllaveski që vjen nga VMRO – DPMNE dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, vazhdojnë të përplasen mes vete, duke vënë inatet politike para zgjidhjes së problemit. Gjatë gjithë ditës së sotme, ata janë marrë me komunikata, ku i kanë drejtuar njëri- tjetrit akuza dhe kundër – akuza, rreth asaj se kush është fajtori për situatën, por asnjëri prej subjekteve nuk lëshon pe dhe nuk ofron zgjidhje, gjë që do të ishte në interes të qytetarëve. Së fundmi, Sllaveski dhe Arsovska janë përplasur rreth kërkesës së tranportuesve privat për rritje të çmimit të kilometrave të kaluara. Sllaveski nuk e futi kërkesën në rend dite në seancën e djeshme të seancës së qytetit, me arsyetimin se Arsovska e ka dërguar me vonesë atë. Nga ana tjetër Arsovska thotë se kërkesa është dërguar në kohë dhe Sllaveski po shkel rregulloren. Në këtë mënyrë, ata e futin opinionin në labirinte procedurale, që krijojnë edhe më shumë mjegull për opinionin. Në konferencën e sotme për media, Sllaveski madje ka akuzuar edhe tranportuesit privat se, ato nuk po e respektojnë marrëveshjen aktuale. Ai i ka paralajmëruar ata se nëse bllokojnë rrugët, do t’i nxjerrin bulldozerët për të pastruar ato.
TRAJKO SLLAVESKI, KRYTETAR I KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT
“Një porosi deri te Arsovska dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nëse kjo situatë eskalon për shkak të inatit të Arsovskës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, për shkak se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ka masa dhe ka instrumente për të zgjidhur këtë problem, me atë që do t’ua bëjë të gjithëve me dije se, kur bëhet fjalë për një veprimtari vitale, nuk mund të luajnë me qytetarët dhe fatet e tyre, mundësisë së tyre për të shkuar në punë, në shkollë e kështu me radhë. Në gjendje krize, nëse vjen në bllokadë të rrugëve, sillen buldozerë dhe pastrohet rruga”.
Ndërkaq, këshilltarja e pavarur, Irena Vitina tha se, Sllaveski po ua mohon të drejtën si këshilltarë për të diskutuar rreth kësaj çështje.
Irena Vitina, Këshilltare e pavarur
“Për këtë temë, tashmë 4 muaj neve si këshilltarë po na mohoet e drejta e diskutimit. Transportuesit privat kërkojnë, ndërsa ne nuk kemi mundësi të flasim për këtë kërkesë dhe nëse sqarimet dhe kërkesat e tyre janë të argumentuar të sjellim vendim dhe të dalim nga ky qorr-sokakë, të cilin dikush e bën në mënyrë të orkestruar, është shumë e dukshme. Nuk ka pengesë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, sepse rrethanat janë të jashtëzakonshme. Trasnportuesit privat tashmë një kohë të gjatë e kërkojnë këtë nga ne si këshilltarë dhe vetëm ne si Këshill, kemi të drejtë të vendosim për atë çështje dhe askush tjetër”.
Edhe përkrah përpekjeve të palëve politike për të sqaruar se kush ka të drejtë dhe kush është fajtor që në seancën e djeshme nuk u diskutua kërkesa e transportuesve privat, asnjëri prej tyre nuk e ka bë të qartë se çfarë do të ndodhë më tej me transportin publik, kur do të zgjidhet problem dhe nëse kanë fare plan se si ta zgjidhin atë. Në këtë mënyrë, qytetarët vazhdojnë të jenë viktima të mosmarrëveshjeve të rivalëve politik.
Teuta Buçi /SHENJA/