EVN pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV
EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2025 pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 62 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.
Ky çmim është për 3,33% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2024), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë.