(VIDEO) Transporti publik sërish në kolaps, autobusët privatë ndërprenë qarkullimin

(VIDEO) Transporti publik sërish në kolaps, autobusët privatë ndërprenë qarkullimin

Transporti urban në qytetin e Shkupit, asesi të kompletohet dhe funskionojë pa probleme. Dje u shtuan 6 autobusë ekologjikë të rinjë, ndërsa sot Transportuesit Privatë njoftuan se autobusët privatë do ta ndërpresin qarkullimin tërësisht. Nga Këshilli i Transportuesve Privatë sqarojnë se ky vendim është marrë për shkak se kryetari i këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski nuk e futi në rend të ditës kërkesën e tyre për rritjen e tarifës për kilometër. Ndërkaq, nga sot nuk do të qarkullojnë linjat e transportuesve privatë me numër 9, 11, 11a, 12, 19, 20, 22, 23, 45, 52, 54, 61, 63, dhe 73. Kujtojmë se para tre ditëve transportuesit privatë njoftuan se do të jenë pjesë e transportit publik, por jo me kapacitet të plotë. Transportuesit privatë u bëjnë thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit, këshilltarëve dhe Qeverisë në mbledhje të përbashkët që të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër.

Jovica Zafirovski i cili ka folur në emër të Transportuesve Privatë tha se kërkojnë që njëzëri të votohet për rritje të çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. “Me një çmim të rritur, ne angazhohemi të rinovojmë flotën tonë me autobusë me ajër të kondicionuar miqësor ndaj mjedisit”, tha Zafirovski.

Në mungesë të autobusëve privatë, në kryeqytet krijohet kaos, ku më së shumti e pësojnë nxënësit e shkollave të mesme, të cilët humbin orët e mësimeve, ndërsa të mëshuarit humbin terminet që i kanë në mjekë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING