Deri në fund të javës së ardhshme duhet të publikohet shporta konsumatore e fundvitit

Deri në fund të javës së ardhshme duhet të publikohet shporta konsumatore e fundvitit

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të publikohet shporta e Vitit të Ri ku do të përfshihen rreth 600 produkte.

Në deklaratën dhënë sot për mediat, ministri ka potencuar se dhe shporta e Vitit të Ri, si ajo e vjeshtës do të zgjasë një muaj.

“Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me Odën ekonomike, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit. Javën e ardhshme do të jeni të njoftuar. Drejt fundit është përgatitja për shportën e fundvitit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse planifikohet të publikohet shporta diku të enjten ose të premten”, ka thënë Durmishi pa dhënë më shumë detaje.

Më herët u realizua shporta e konsumit të vjeshtës e cila zgjati deri më 31 tetor. Në të ishin të përfshira rreth 70 produkte ku ishin të kufizuara marzhet e fitimit.

MARKETING