Interesim i madh për derbin Shkëndija – Shkupi, edhe mediat kosovare udhëtojnë drejt Tetovës
Derbi i xhiros së 16-të Shkëndija – Shkupi që do të luhet nesër në Tetovë ka ngjallur interesim të madh për faktin se për herë të parë pas shumë vitesh ndeshja do të luhet në praninë e dy tifozerive, “Ballistëve” dhe “Shvercerat”.
Kjo ka marrë jehonë të madhe, pasi të dyja tifo grupet më të zjarrta shqiptare kanë paralajmëruar spektakël në tribuna.
Ky duel ka ngjallur interesim edhe jashtë vendit, ku mediat nga Kosova i kanë përkushtuar vëmendje të madhe kësaj ngjarje dhe shumica nga ato do të udhëtojnë drejt Tetovës nesër për të ndjekur nga afër këtë spektakël të paralajmëruar.