(VIDEO) Ganiu: Të punojmë që të rinjtë të jenë krenarë që janë shqiptarë!

(VIDEO) Ganiu: Të punojmë që të rinjtë të jenë krenarë që janë shqiptarë!

Ane mbanë botës ku ka shqiptarë, me ardhmjen e 28 nëntorin, qytetet e ndryshme kanë filluar të vishen kuq e zi.Me këngë dhe valle, të pëgaditur nga nxënës dhe fëmijë , sot në Sheshin Skendërbeu, nën organizimin e komunës së Çairit u festuan festat e nëntorit, ku fëmijët të veshur të gjithë kuq e zi, kishin përgaditur programe të ndryshme. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili mbajti edhe fjalim përshëndetëse para të pranishmëve, bëri thirrje për bashkim, ndërsa tha se kjo festë është më shumë se një momentë gëzimi dhe është një përgjegjësi siç tha, për ta ruajtur atë që ju është dhënë shqiptarëve me shumë mundë dhe sakrificë.

VISAR GANIU,KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Detyra jonë është të punojmë ç’do brezë i ri të rritet me krenarin e të qenurit shqiptarë dhe me vetëdijen se flamuri kërkonë nga ne përkushtim, dashuri dhe përgjegjësi. Të nderuar miq, sot shesh dhe gjithë kjo atmosferë festive janë dëshmi e shpirtit të gjallë të popullit tonë, është një thirrje për të mos harruar rrënjët tona, por edhe një frymëzim për të ndërtuar edhe një të ardhme më të ndritur. Ashtu siç flamuri jonë që valvitet lartë edhe ne duhet të jemi të bashkuar dhe të fortë përballë sfidave, duke ecur me krenari dhe besim në vetvete”.

Përveç kësaj ngjarje, Ganiu tha se në këtë komunë do të organizohene dhe organizime tjera për hirë të festave të nëntorit.

Në këtë program ishte vendosur edhe një sofër, ku të gjithë fëmijët me veshje kombëtare ishin ulur pran saj, ndërsa më pastaj edhe përformuan valle artistike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING