(VIDEO) Një 61 vjeçare nga Shkupi solli në jetë një foshnje
Gruaja më e vjetër që solli në jetë fëmijën e saj të parë në vend, është një 61 vjeçare nga qyteti i Shkupit. Ajo ka lindur një djalë të shëndetshëm i cili ka peshuar 2 kilogramë e 350 gram. Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Irena Aleksioska Papestiev tha se mjekësia në vend mund të krahasohet me mjekësinë botërore.
IRENA ALEKSIOSKA PAPESTIEV
“Nuk ka më kufij në botën e mjekësisë dhe mjekësia në Maqedoni mund të krahasohet me atë të botës. Kjo paciente është e para që ka mbetur shtatzënë me vezën e saj të ngrirë, e cila ka marrë trajtim in vitro në vendin tonë dhe e gjithë shtatzënia është monitoruar në vendin tonë dhe lindja është bërë këtu në klinikën e gjinekologjisë. Fëmija quhet Petar dhe bashkë me nënën janë liruar sot në shtëpi. Këta prindër nuk hoqën dorë nga ëndrra e tyre, nuk iu dorëzuan dështimeve, presioneve nga ambienti dhe paragjykimeve me të cilat jetojmë”.
Në rajon, gruaja më e vjetër që lindi për herë të pare ishte në Serbi, në moshën 62 vjeçare, ndërsa në botë, më të vjetrat janë një grua 62-vjeçae në Spanjë dhe një grua 76-vjeçare në Indi.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/