SHBA: Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është “afër”

SHBA: Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është “afër”

Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se janë “afër” arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, por që ende nuk është finalizuar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë për media tha se “Ne nuk mendojmë se kemi arritur marrëveshje, por besojmë se jemi afër një (armëpushimi)”. Ai theksoi se ka “më shumë hapa për t’u ndërmarrë” për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut.
– Vendimet e GJNP-së për Putinin dhe Netanyahun nuk janë “ekuivalente”

Miller mbrojti qëndrimin e ndryshëm të SHBA-së për urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër zyrtarëve izraelitë dhe rusë.

Ai pretendon se nuk ka “asnjë ekuivalencë” midis urdhrit të arrestit të GJNP-së për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe urdhrit të arrestit të lëshuar për presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2023. Miller thotë se Izraeli ndryshe nga Rusia “ka demokraci dhe gjykata që funksionojnë në mënyrë të pavarur”.

“Secili vend do të marrë vendimin e tij nëse do të respektojë apo jo urdhrin e GJNP-së”, shtoi Miller.
– Negociatat e armëpushimit dhe vendimi i GJNP-së

Amos Hochstein, këshilltari i lartë i presidentit amerikan Joe Biden, në kuadër të negociatave për armëpushim vizitoi Libanin më 19-20 nëntor dhe më pas shkoi në Izrael.

Në deklaratën e tij në Bejrut, Hochstein tha se ishte duke u bërë përparim në negociatat për armëpushim.

Në vendimin e saj të shpallur më 21 nëntor, GJNP njoftoi se kishte lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Gallant “për shkak të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera në Gaza”.

MARKETING