Kompletohet përbërja e re e Komisionit për falje
Është kompletuar përbërja e re e Komisionit për falje, ndërsa për nesër është parashikuar që të mbahet seanca e parë konstitutive, informojnë nga Kabineti i presidentes Gorsana Siljanovska Davkova. Kryetare e Komisionit është dr. Millka Ristova, ndërsa në përbërje të saj janë edhe prof. Oliver Baçanoviq, prof.dr. Aleksandra Gfruevska Drakulevski, prof.dr. Blerta Ahmedi, prof.dr. Dragana Batiq, prof.dr. Afet Mamuti dhe mr. Doan Sulejmanovski.
Ky Komision është pjesë e trupit të presidentes, e cila me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos, që kush dhe çfarë falje të marrin të burgosurit me aktvendime të plotfuqishme.
“Më me rëndësi për këtë Komision është që fillimisht, pasi po vjen Viti i Ri, e atëherë ka falje, ta bëjë atë. Por, sa më shpejtë t’i konvokojë anëtarët e të gjitha komisioneve paraprake për falje, që t’i dëgjojë vërejtjet, përvojat dhe propozimet e tyre. Pastaj, po ashtu, të konvokojë kryetarja e Komisonit një debat, e dini se është projektuar versioni punues i Ligjit për falje. Ligji i ynë për falje tani është shumë defekt, pas ndryshimeve, do të thotë heqje të dispozitave nga Gjykata kushtetuese, me të vërtetë, neve na duhet një ligj, kompatibil me ato evropiane dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund ta ndërmarrë përsipër barrën e vendimarrjes”, deklaroi Siljanovska Davkova paradokohe në intervistë për RTVM.
Presidentha përmendi se neve na duhet një ligj, theksoi Siljanovska Davkova, në të cilin do të përcaktohet saktësisht se kush si dhe çka bën, por rreziku më i madh për këtë proces është që të politizohet apo partizohet.
“Falja, e cila në vendin tonë është minimale, duhet t’i referohet socializimit dhe risocializimit, të lidhur me veprat që janë kryer. Së shpejti do ta shohim veten nën akuza të forta për torturim të të burgosurve. Jemi vendi me më pak falje, jemi vendi me kohën më të shkurtër për falje. Tani po flas për gjashtë, tre apo një muaj”, deklaroi Siljanovska Davkova.
Sipas saj, neve na rekomandojnë të rritet gjatësia e faljeve dhe të përmirësohen kushtet në burgje dhe të shohim nëse duhet të kemi parasysh edhe krimin e “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, si dhe mundësinë e faljes nëse janë në burg të përjetshëm, që është një gjë normale në botë.
Vendimet për faljen e të dënuarve merren nga kreu i shtetit me rekomandim të Komisionit të faljes, i cili është organ i përhershëm punues në shërbim të presidentit.
Përbërja e mëparshme e Komisionit, e cila u konstituua në fund të korrikut dha dorëheqje kolektive, pasi disa nga faljet e shpallura për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 Tetori, shkaktuan reagime në opinion, ndërsa në disa media më pas raportuan se njëri nga personat e falur ishte anëtar i kartelit të drogës “Baron”.
Profesori i Fakultetit Jurudik, Gordan Kallajxhiev dhe anëtar i Komisionit për falje sonte në profilin e tij në Fejsbuk informoi se anëtarët e Komisionit kanë dhënë dorëheqje kolektive.
“Me këtë e njoftojmë publikun për dorëheqjen tonë kolektive nga pozitat e anëtarëve të Komisionit për falje. Këtë vendim e morëm në përputhje me parimet tona personale dhe profesionale”, qëndron në publikimin në profilin në Fejsbuk të nënshkruar nga prof.dr. Metodia Kanevçev, prof.dr. Gordan Kallajxhiev, prof.dr Arlinda Kadri Shahinoviq, dr. Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva, Ajten Shaqiri”, thuhet në publikimin e profesorit Kallajxhiev.
Siljanovska Davkova atlherë fali dhjetë të dënuar. Përveç ish-kryetarit të Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, janë falur edhe nëntë të burgosur. Ekzekutimi i dënimit zëvendësohet me dënim me kusht për të dënuarit Akif Ravmanovski nga fshati Haraçinë, një vit e tre muaj, Nikolla Tërpçeski nga Ohri, një vit dhe Shenoll Masllani nga Haraçina, për gjashtë muaj. Janë liruar pjesërisht Muharem Ali nga Shkupi, Todor Popov nga fshati Miravc, Tomisllav Simeonov nga Shkupi, Pero Kuzmanovski nga Gradsko, Zhivko Delixhakov nga fshati Bogorodicë dhe Marjan Efremov nga Shkupi, i akuzuari i parë në aferën “Spiuni”.
Një ditë pas faljes, Akif Ravmanovski, njëri nga krerët e grupit kriminal “Baron” nga Çairi i Shkupit, u gjend sërish prapa grilave. Pas faljes, ai doli me kusht nga burgu “Idrizovë”, ku vuajti dënimin prej një viti e tre muaj për shkak të armëmbajtjes pa leje dhe menjëherë pas kësaj u arrestua, pasi dyshohet për vrasje në tentativë në një incident që ndodhi dhjetë ditë para faljes në Çair të Shkupit, ku u qëllua një anëtar i klanit rival nga fshati Gërçec.