Tre vjet nga tragj’edia e autobusit në Bullgari ku hum’bën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
Sot bëhen tri vjet nga aksidenti fatal i autobusit Besa Trans në autostradën e Strumës, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kurse u lënduan shtatë të tjerë.
Hetimet kanë përfunduar, ndërsa sipas autoriteteve bullgare dhe zëvendëskryeprokurorit bullgar, Borislav Sarafov, fajtori për aksidentin ka qenë shoferi, i cili gjithashtu ka humbur jetën.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, Gjykata Penale e Shkupit më 7 mars të këtij viti shpalli aktgjykimin për rastin “Besa Trans”, me ç’rast pronari i kësaj kompanie, Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burgim, ndërkaq kompania u detyrua që të paguaj dëmshpërblim me vlerë 800.000 denarë.
Sipas Prokurorisë, autobusi i kësaj kompanie ka dalë nga nga territori i Maqedonisë së Veriut me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë është përgjegjës kompania si subjekt juridik dhe pronari i saj Bekim Haxhiu.
Por edhe përkundër këtij vendimi, avokati mbrojtës i kësaj kompanie, Asmir Alispahiq ka qenë i pakënaqur me vendimin, duke theksuar se do të vijoj ankesat, pasi që autobusi ka pasur licence të rregullt.
Familjet e të vdekurve përmes avokatëve të tyre kanë kundërshtuar hetimin e institucioneve, por edhe aktgjykimet e shpallura.
Aksidenti fatal ndodhi më 23 nëntor 2021 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 viktimave ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.