Osmani: Mekanizmat të cilat mbrojnë nga majorizimi tani janë eliminuar nga Gjykata Kushtetuese

Osmani: Mekanizmat të cilat mbrojnë nga majorizimi tani janë eliminuar nga Gjykata Kushtetuese

Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot, Qendra Analitike Hulumtuese e Bashkimit Demokratik për Integrim “Abdilaqim Ademi”, organizoi debat me temë: ”Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit“.
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, se Dita e Alfabetit është e rëndësishme të shënohet jo vetëm nga aspekti historik, por edhe nga sfidat e sodit, të cilat i ka gjuha, por jo vetëm gjuha, identiteti, kultura, barazi në përgjithësi.
Osmani tha se marrëveshja e Ohrit është një prej marrëveshjeve më të rëndësishme dhe më të suksesshme paqësore në Ballkanin Perëndimor, i cili ka krijuar demokraci multietnike të suksesshme funksionale.
Osmani thotë se tani është sfiduar koncepti i identitetit, që është shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit.
“Gjykata Kushtetuese thotë që përkatësia etnike është çështje subjektive dhe qytetari mund ta ndërroj cdo ditë dhe shteti nuk ka të drejtë ta identifikon… kjo sipas meje e ka kthyer në qast konceptin jugosllav të popujve mbietnik, ose konceptit mbietnik dhe këtu mendoj se buron probleme, për shkak se cdo mekanizëm mbrojtës i Marrëveshjes së Ohrit del pikërisht nga përkatësia etnike”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Ai tha se Badenteri del nga përkatësia etnike e deputetëve, balancuesi del nga përkatësia etnike e qytetarëve.
“Problemi thelbësor del nga ajo se mekanizmat të cilat mbrojnë nga majorizimi tani janë eliminuar”, deklaroi më tej Osmani.

MARKETING