(VIDEO) Paralizohet Shkupi, qindra qytetarë presin me orë të tëra autobusë urban

(VIDEO) Paralizohet Shkupi, qindra qytetarë presin me orë të tëra autobusë urban

Kështu duken stacionet e autobusëve të qytetit ditën e sotme. Qindra njerëz duke pritur me orë të tëra për ti kryer obligimet e tyre ditore. Qytetarët e intervistuar nga TV SHENJA të revoltuar thonë se qyteti sot ka qenë në kaos dhe nuk ka lëvizur gati asnjë autobus. Ata fajësojnë kryetaren aktuale të e qytetit të Shkupit sepse siç thonë ata nga kur ajo erdhi në funksion qyteti është paralizuar.

Qytetari

Po, ‘qe sa jeni duke pritur’, ja 1 orë, po bën problem shumë. Kshyre askush nuk ka faj, populli nuk ka faj, Qeveria i ka fajet, po,Qeveria është më së keqi mos të përmendi po ky shtet do të prishet herdo kur do të vijë e fundit që do të prishet. Maqedoni nuk do të ketë”.

QYTETAR

Kjo është katastrofë, ja po vij nga Buteli 1 orë e 20 minuta kam pritur autobusë, tash po pres këtu autobus tjetër për të shkuar në mjek, mos dhëntë zoti vdes njeriu duke pritur”

QYTETARE

Edhe unë po pres, u lodhëm duke pritur, bukfakisht asnjë autobus nuk ka kaluar këtu, çka është kjo katastrofë, edhe në mëngjes ishte kështu edhe tani njejtë, është tragjike. Nga kur erdhi Daniella në funksion kështu është gjendja me autobusët”.

Ata kërkojnë nga qeveria dhe institucionet kompetente që ta zgjidhin sa më shpejtë këtë çështje sespe siç thonë ata e kanë të pamundur shkaurjen në kohë në punë, në terminet spitalore apo pamvarësisht në vendet ku duhet të shkojnë.

Qytetari

Gjysë orë e më tepër për çdo ditë që shkoj në spital. Unë nuk jam udhëtar i përditshëm, i regullt por atëher kur duhet nuk ka. Dje 2 orë kam pritur 9 ja përsëri në spital dua të shkoj por nuk ka”.

Qytetari

Valla qe 2 orë jam duke pritur. Për në punë valla, ja jam duke i dërguar disa dokumente, jam duke i pritur ja 2 orë.turp kjo kurrë ska qenë kështu, pse sedi nuk ka.Zgjidhja është që krejt është tek kryesorët, tek punëtorët nuk është, aq unë di”.

QYTETAR

Është e kotë nuk ka autobusë, qe 1 orë pres nuk ka, ne kartela kemi nxjerë. Duhet të meren me këtë çështje ata të qeverisë”

QYTETARE

2 orë po pres autobusë duhet të interesohen pak, jemi ngrirë këtu. Nga ta dijmë ne se çfarë po ndodh”.

Sipas informacioneve në media sot në Shkup nuk ka pasur transport publik pasi që autobusët nuk janë mbushur me karburant për shkak të borxhit që NTP I ka kompanisë furnizuese “Pucko Petroll”.

Të pyetur nga TV SHENJA lidhur me këtë nga qyteti i Shkupit nuk kanë dhënë asnjë informacion.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING