(VIDEO) Shkupi i pari në Europë për nga ndotja, qytetarët ankohen te Avokati i Popullit për ajrin e ndotur

(VIDEO) Shkupi i pari në Europë për nga ndotja, qytetarët ankohen te Avokati i Popullit për ajrin e ndotur

Ndotja e ajrit në qytetin e Shkupit, por edhe në qytetet e tjera po thyen rekord kohëve të fundit. Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe i dhjeti në botë, me një indeks të ndotjes prej 124. Këtë rezultat të ndotjes së ajrit e kanë ndjerë edhe vetë qytetarët të cilat kanë pasur ankesa duke thënë se po i ndjejnë pasojat në shëndetin e tyre.

Avokati i popullit, Naser Ziberi, theksoi sot se ka pranuar 20 ankesa për ndotjen e ajrit. Ai tha se edhe pse Kushtetuta garanton të drejtën për mjedis të shëndetshëm dhe të pastër mjedisor, kushtet dhe realiteti nuk i përmbushin zotimet kushtetuese. Ndërkaq për mosfunksionimin e pikave për matjen e cilësisë së ajrit, Ziberi tha se qytetarët ankesat mund ti bëjnë në inspektorate.

Naser Ziberi, avokat i popullit

Kuptohet në komunat ku nuk funksionojnë njësitë matëse ekzistojnë inspertoratët dhe duhet tu drejtohen dhe sigurisht që institucionet përkatëse do të ndërrmarin masa që ato njësi matëse të vihen në funksion. Por ne kemi qytete në të cilat funksionojnë njësitë matëse, ku kualiteti i ajrit jepet ashtu siç është dhe kuptohet se ata mund të ngrejnë padi administrative dhe të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, komfor mendimit parimor të Gjykatës Supreme të vendit”.

Edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se ky është një problem i zakonshëm, duke shtuar se duhet të përballemi me realitetin, ose të paguajmë gjoba ose t’i drejtojnë ato para për investime dhe zgjidhjen e shkaqeve, duke mos u marrë me pasoja. Gjithashtu Mexhiti tha se Qeveria është e përkushtuar për uljen e ndotjes së ajrit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

 

MARKETING