Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore

Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 13 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ditën e premte gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra për metër katror.

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore.

MARKETING