(VIDEO) Pagat në shëndetësi rriten për 10%, sindikata dhe qeveria merren vesh
Nga muaji i ardhshëm punonjësit shëndetësor do të marrin paga më të larta, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski sot pas nënshkrimit të marrëveshje në mes qeverisë dhe dy sindikatave përfaqësuese të punonjësve shëndetësorë. Ai tha se është arritur një marrëveshje historike sipas së cilës sektori shëndetësor do të ketë rritje të pagave prej 40 deri në 50 % në 4 vitet e ardhshme.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Është arritur një marrëveshje historike. Përveç korrigjimit të koeficientëve, bëhet fjalë edhe për rritje të pagave për 10 %, nga marsi i vitit të ardhshëm do të kemi një rritje edhe 5 %. Do të kemi një rritje të masës së parave prej 40 deri në 50 për qind në vitet e ardhshme. Për herë të parë në histori është arritur një marrëveshje e tillë, e cila do të korrigjojë pagat e punonjësve të shëndetësisë në afat të gjatë”.
Predrag Serafimovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur së Qendrave Klinike tha se rritja e pagave është motiv shumë I madh për punonjësit shëndetësor.
PREDRAG SERAFIMOVSKI, KRYETAR I SINDIKATëS Së PAVARUR I QENDRAVE KLINIKE
“Pas bisedimeve të gjata dhe dialogut konkstruktiv arritëm marëveshje e cila do të përmirësojë statusin financiar të punonjësve nëpër instituciionet e shëndetësisë. Kjo marrëveshje është konkrete. Është rënë dakord që rritja e pagave të jetë motivim i fuqishëm për punonjësit shëndetësorë, por edhe hapi i parë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në të ardhmen do të punojnë për të zgjidhur çështjen e të punësuarëve shëndetësorë të cilët punojnë me kontrata.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/