Ilire Dauti sërish bllokon ligjin për “branitellat”: Derisa unë jam në krye të Komisionit, ky ligj nuk kalon!
Në Kuvend përsëri nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi kryetarja Ilire Dauti, duke iu referuar nenit të Rregullores, refuzoi ta vendos në votim propozimin e Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, që si pikë të parë në rend të ditës të jenë ndryshimet e ligjit për “branitellat”.
Dauti, e cila është deputete e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Evrpopian, duke iu referuar nenit 176 nga Rregullorja e Kuvendit përsëriti se koha për vendosje të këtij Ligji në rend të ditës të Komisionit, i cili e kaloi nevojën për miratim në seancë plenare, ka kaluar.
“Edhe sot VMRO dhe LSDM penguan punën e komisionit duke tentuar të fusin në rend dite ligjin për “branitella”. Sa herë që të tentojnë, ashtu si edhe sot, ua përsëris se derisa jam unë në krye të këtij komisioni, nuk kalon as ky ligj, e as ndonjë ligj tjetër që nuk i trajton qytetarët në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Ilire Dauti.