(VIDEO) Mbledhja mes qeverive, Kurti i tregoi Mickoskit se si priten mysafirët
Një ngjarje e organizuar deri në detaje. E nuk kishte si mos binte në sy se Qeveria Kurti kishte zgjedhur ta pres qeverinë e Maqedonisë së Veriut me ceremoni e nderimet më të larta shtetërore, ndryshe nga pritja e Kurtit në RMV, që ishte e thjeshtë e pa nderime shtetërore.
Ajo që nuk mbeti pa u vënë re ishte se ministrat e Qeverisë Mickoski rrugën për në Prishtinë e kishin bërë me furgon.
Por kryeministri Hristijan Mickoski udhëtoi me veturën e tij zyrtare, të cilin e priti kryeministri Albin Kurti.
E pritja përfundoi me një fotografi të përbashkët mes përfaqësuesëve të dy qeverive.
EMINE ISMAILI, GAZETARE
“Pas arritjes së dy delegacioneve të Kosovës dhe Maqedonis së Veriut, pasuan takimet veç e veç mes kryeministrit Kurti dhe Mickoskit por ndërkohë edhe takime bilaterale mes ministrave të të dyja vendeve si nga Arsimi, Puna Sociale, Ministria e Brendshme, Transportit, Të Jashtëm e kështu me radhë në të cilat mediat nuk janë lejuar që të kenë qasje qoftë edhe për të filmuar ca pamje”.
Kujtojmë se takimi mes dy shteteve fqinje është i dyti me radhë që nga formimi i Qeverisë Mickoski, ndërsa mbledhja ndërqeveritare mes Shkupit dhe Prishtinës është e para nga kjo përbërje.
Emine Ismaili /SHENJA/