Qeveria e Kosovës miraton dy nisma në prag të takimit me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dy nisma në prag të takimit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, e cila do të mbahet më 18 nëntor.
Në mbledhjen e 231-të elektronike, Qeveria miratoi nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet dy qeverive, për Implementimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut “për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë”.
Gjithashtu, kabineti qeveritar i Kosovës miratoi edhe nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.
Më 18 nëntor në Prishtinë priten të takohen dy qeveritë e vendeve fqinje ku do të diskutohen disa çështje, përfshirë “one stop shop” në kufirin Bllacë dhe Jazhincë që do ta lehtësojë dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në këta pika kufitare më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut; bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy vendeve; rruga Tetovë-Prizren, një aks që do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në këtë drejtim, e të tjera.