Në RMV ka rreth 130 mijë pacientë të diagnostifikuar me diabet

Në RMV ka rreth 130 mijë pacientë të diagnostifikuar me diabet

Numri i të prekurve nga diabeti sa vjen e rritet. Në RMV ka rreth 130 mijë pacientë të diagnostifikuar me diabet. Nën moton “Mirëqenia e personave me diabet”, Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoninë e Veriut ka shënuar 14 nëntorin – Ditën botërorë të diabetit. Kryetari I lidhjes, Dimçe Velev tha se nevojitet qasje në terapinë inovative dhe të vazhdohet me terapinë e insulinës si më parë. Ai bëri thirrje për ndryshimin e modelit të të ashtuquajturit, “çmimi referent për qytetarët që të mund të furnizojnë vetë barnat e nevojshme në farmaci”. Ai theksoi se sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshtat, pasuar nga retinopatia, prandaj, shtoi ai, “është e nevojshme që sa më shpejt të vendoset në listën pozitive terapia e retinopatisë”. Shqetësue është edhe fakti se është rritur dukshëm edhe numri i fëmijëve të prekur nga diabeti I tipit dy.

MARKETING