(VIDEO) Kredia hungareze në prag të mbledhjes, kryeministri thirrje bankave për përgjegjësi

(VIDEO) Kredia hungareze në prag të mbledhjes, kryeministri thirrje bankave për përgjegjësi

Kryeministri Hristijan Miskoski nuk është i sigurtë nëse do të arrij t’i bindë bankat që të subvencionojnë një pjesë të harxhimeve për kredinë që do t’ia ndajnë kompanive nga huamarrja e Hungarisë. Takimi mes kryeministrit dhe përfaqësuesëve të bankave do të mbahet nesër, ndërsa deri tani vetëm një bankë ka treguar interes për të subvencionuar shpenzimet, derisa tek pjesa më e madhe nuk është treguar disponim për të bërë një gjë të tillë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Pres të shohim, të bisedojmë hapur dhe pres që nesër të përfundojmë gjithë punën dhe nga java që vjen të fillojmë me përgatitjet për realizimin e huamarrjes sepse në bazë ditore marrë porosi nga operatorë ekonomikë të interesuar që dëshirojnë të jenë përdorues të kësaj linje që të mund të përmirëosjnë performansat invesuese të kompanive të tyre”.

Ai u bëri thirrje bankave që të tregojnë përgjegjësi shoqërore në këtë situatë të sfidave globale. Por, nuk tregoi saktë se çfarë nëse nuk arrijnë marrëveshje me bankat dhe sa do ju kushtoj ajo buxhetit të qytetarëve.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Llogaritjet do të bëhen në varësi të asaj se si do të jetë marrëveshja nesër, por sigurisht që do të jetë të paktën dy herë më pak se sa nëse shkojmë në tregun e hapur dhe kërkojmë para përmes një eurobondi, sepse sigurisht që duhet të kthejmë një eurobond të tillë më 25 janar, sepse atëherë skadon periudha shtatëvjeçare e eurobondit prej gjysmë miliardi i marrë në vitin 2018. Tani për të shkuar në tregun e hapur me interes 6 deri në 6.5 për qind nuk mund të marrim eurobond apo kredi”.

Bëhet fjalë për kredinë hungareze prej 500 milionë eurosh me kamatë 3.25 për qind, me afat shlyerjeje 15 vjet. Ato para do të hyjnë si mjete në buxhet, nga të cilat 250 milionë euro do t’i drejtohen Bankës Zhvillimore dhe duhet t’i vendosë përmes bankave komerciale në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë euro të mbetura janë të destinuara për projekte infrastrukturore, kryesisht për financimin e projekteve komunale.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING