Ezgjan Alioski, lojtari më i mirë në duelin Maqedoni – Letoni
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll mori fitore 1:0 ndaj Letonisë, duke siguruar vendin e parë në grup dhe kalimin në Ligën B në edicionin e ardhshëm.
Më i miri i këtij dueli të luajtur në arenën “Todor Proeski” në Shkup ka rezultuar Ezgjan Alioski. “Sofascore” ka vlerësuar futbollistin shqiptar me notën më të lartë se të gjithë në fushë. Alioski ka marrë notën 8.1, teksa pas tij ishte autori i golit Nikolla Serafimov me notën 7.9 dhe kapiteni Enis Bardhi me 7.4.
Ezgjan Alioski edhe njëherë tjetër dëshmon përkushtimin e tij në stërvitje dhe në fushë edhe përkrahë asaj që me klubin e Al Ahlyt nuk ka ndeshje zyrtare më shumë se një vjet për shkak të lojtarëve të huaj.
Megjithatë statistikat dhe vlerësimet nga faqet e specializuara për statistika pasqyrojnë cilësitë, potencialin si dhe përkushtimin profesional që ka Alioski, me çka i njejti mbetet një nga lojtarët kryesor dhe me më përvoj ku jep kontribut të vazhdueshëm në sukseseset e ekipit përfaqësues të vendit.