Mickoski: Sa më shumë do të përndiqen kriminelët, aq më tepër do të ashpërsohet retorika e BDI-së

Mickoski: Sa më shumë do të përndiqen kriminelët, aq më tepër do të ashpërsohet retorika e BDI-së

Kryeministri Hristijan Mickoskit i është përgjigjur BDI-së, duke thënë se, nuk duhet t’i kushtohet rëndësi retorikës së tyre, e cila sipas tij do të ashpërsohet edhe më tej, me thellimin e hetimit të veprave kriminele, raporton SHENJA.
Ai tha se retorika e këtillë e BDI-së i irriton edhe qytetarët por edhe partnerët ndërkombëtar.
“Retorika nga atje do të ashpërsohet edhe më tej. Sa më shumë që arrijmë te kriminelët, aq më e ashpër, më nacionaliste dhe më iridentiste do të jetë ajo retorikë. Të parët që do të hynë në parabaurgim, proceset e para gjyqësore, do të jetë edhe më e ashpër. Kjo është luftë kundër krimit, a ka ai përkatësi etnike – nuk ka, a ka përkatësi partiake – nuk ka. Unë ju paralajmërova. Disa çështje ndoshta shkojnë më ngadalë, drejtësia është e ngadaltë por vjen. Tani, ato për ta mbrojtur krimin, qendrat tregtare, pronat, paratë, milionat e kështu me radhë, vegla e vetme që e kanë në dispozicion është kjo. Ju lutem të mos i japim rëndësi”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke folur për rastin e Ministrisë së Brendshme, e Mickoski tha se, ka pasur njerëz në ministrinë e brendshme që kanë qenë pjesë e partive politike që janë me përkatësi të ndryshme etnike që kanë keqpërdorur detyrën e tyre, kanë dhënë në mënyrë joligjore leje për amrëmbajtje dhe dokumente të tjera dhe janë sanksionuar në përputhje me ligjin. /SHENJA/

MARKETING