Taravari merr pjesë në Kongresin botëror të mjekësisë turke në Stamboll
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari po merr pjesë në Kongresin botëror të mjekësisë turke në Stamboll, ku mbajti fjalim përshëndetës me temën “Shëndeti në katastrofa dhe e ardhmja e shëndetësisë”.
“Ky takim është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me ekspertë shëndetësorë nga e gjithë bota. Njëkohësisht u hapën mundësi të reja për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta në fushën e shëndetësisë ndërmjet vendeve tona”, thuhet në kumtesën e MSH-së.