Nikollovski-Kurtishi: Kontroll më i madh në Bllacë, në radar postat e shpejta

Nikollovski-Kurtishi: Kontroll më i madh në Bllacë, në radar postat e shpejta

Drejtoria Doganore vendos kontroll të përforcuar në vendkalimin kufitar Bllacë me qëllim të parandalimit të tentimeve për kontrabandim të dërgesave postare. Kështu u theksua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të SHA Posta, Orhan Kurtishi.

“Në dy raste janë parandaluar tentativat për kontrabandim të dërgesave më të mëdha me postë të shpejtë. U nisëm në drejtim të çrrënjosjes së plotë të përpjekjeve të tilla. Megjithatë do të shkojmë me kontrolle të përforcuara në vendkalimin kufitar”, theksoi Nikollovski.

Të dy palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit.

Drejtoria Doganore, siç kumtoi, sipas kompetencave të saj vepron në drejtim të lehtësimit të tregtisë legale dhe zbulimit të krimit.

MARKETING