Qeveritë e RMV-së dhe Kosovës të hënën në Prishtinë do të mbajnë seancë të përbashkët
Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e Republikës së Kosovës të hënën në Prishtinë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare.
Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në kuadër të seancës ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.