(VIDEO) “Destabilizimi” destabilizon partitë politike

(VIDEO) “Destabilizimi” destabilizon partitë politike

Asesi të gjejnë qetësi VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët ç’do ditë e më shumë, drejtonë akuza të drejtpërdrejta ndaj njëra tjetrës. Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj parti, Faton Ahmeti, thotë stabilitetin e shtetit mundë ta rrezikoj vetëm prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Megjithatë, duke mos precizuar se çfarë hapa do të ndarrmarin, Ahmeti tha se shqiptarët nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë, që siç tha, të cenohen të gjitha gjërat që janë arritur nga viti 2001 e këndej.

FATON AHMETI,SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË

Mendoj se ç’do shqiptarë njdjehet i kërcënuar, ç’do shqiptarë nuk ndjehet rahat në këtë kërcënim të vazhdueshëm që ju bëhet proceseve politike, të cilat janë arritur me shumë mund në shtetin tonë, dhe reakisioni do të jetë ashtu konformë si do të kërkojë koha, si do të kërkojë koha”.

Ndërkaq, këto përplasje mes BDI-së dhe VMRO-së, i ka komentuar edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai thotë këto janë pjese e folklorit politik, ndërsa shton se nuk ka nevoj për panik.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Shikoni, kjo shihet se është pjesë e folklorit tonë çdo ditor politik. Kërcënime për destabilizim, përgjigje nga kryeministri, që ka mundësi, pastaj përgënjeshtrime nga resorët, ministritë përgjegjëse, që kjo është e pamundur, është e pamundur. Vlerësoj se përveç folklorit tonë mes partive politike, me të vërtet nuk ka hapësirë për frikë dhe panik. Nëse ka, atëherë pres që institucionet të analizojnë dhe të reagojnë”.

Kujtojmë se ashpërsimi i gjuhës mes këtyre partive politike, vjen pas shfuqizimit të balansuesit dhe rrezikimit të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese. Disa ditë më parë, në një takim me qytetarët, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të ngriten në këmbë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING