(VIDEO) LSDM nuk e voton buxhetin, dorëzoi 200 amendamente
“Ky buxhet do të jetë gjenerator i borxheve të reja dhe një vit tjetër i humbur për ekonominë dhe për qytetarët”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke komentuar se Propozim Buxhetin për vitin 2025/ LSDM thekson se ky është buxheti i parë që propozon kjo Qeveri dhe se qytetarët prisnin politika që do të sillnin një jetë më të mirë dhe zhvillim ekonomik. Por, se në vend të kësaj, siç thekson Filipçe, u pa një dokument pa vizion dhe kreativitet, i cili sipas tij, është joreal, i pazhvilluar dhe jo i brendshëm, që ka për synim të kënaqë vetëm aktivitetet parazgjedhore.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM
“Ky buxhet siç është propozuar është i përshtatur për të përmbushur nevojat e qeverisë, jo të qytetarëve. Me një rritje të Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.7% që e parashikon qeveria, e cila nuk ka shanse të realizohet, ky buxhet është një përpjekje tjetër për të mashtruar opinionin”.
Sipas amendamenteve, LSDM propozon që për vitin e ardhshëm nga Buxheti të ndahen 3.500.000.000 denarë për rritjen e pagave në sektorin publik. Me amendamentin për arsimin, LSDM propozon ndarjen e 996.406.000 denarë për rritjen e pagave të arsimtarëve të arsimit fillor dhe të mesëm. Në Polici, me amendament LSDM propozon rritje të pagave për 20%, ndërsa, nga ana tjetër, për pagat e zjarrfikësve në Buxhetin për vitin 2025 të ndahen 1.000.000.000 denarë.
Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se buxheti është diskriminues. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Faton Ameti, tha se buxheti për vitin 2025 nuk i respekton rregullat fiskale tani më te definuara me ligj!
Faton Ameti, BDI
“E kemi të domosdoshme të shprehim keqardhje dhe zhgënjim të thellë, nga ato që premtonin konsolidim fiskal pas krijimit të qeverisë pa legjitimitet etnik. Në propozim buxhetin e tyre është evidente se, buxheti për vitin 2025 nuk i respekton rregullat fiskale tani më te definuara me ligj!”.
Duke analizuar buxhetin ai numëroi një sërë sferash, si arsim, investime kapitale, etj, ku janë paraparë më pak mjete se në buxhetin e vitit 2024.
Anida Murati /SHENJA/