(VIDEO) Oda ekonomike nuk është ftuar për të diskutiuar për kredinë hundareze

(VIDEO) Oda ekonomike nuk është ftuar për të diskutiuar për kredinë hundareze

 

Kryetari i odës ekonomike Branko Azeski ka deklaruar se deri më tani odës ekonomike nuk i është bërë ftesë për takimin e bankave me qeverinë për të diskutuar lidhur me kushtet për plasimin e parave nga kredia hungareze. Ai thotë se momentalisht oda ekonomike është vëzhguese anësore e negociatave ndërmjet Qeverisë dhe bankave.

BRANKO AZESKI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE

Nuk thashë se nuk do të na bëjnë ftesë. Nuk jam ftuar ende, por kam dëgjuar që një takim i tillë është duke u përgatitur dhe nuk e di pse do të ndodhë të dielën. Ata ndoshta kanë nevojë për më shumë kohë. Unë bashkëpunoj me të dy palët dhe pretendoj se në fushën e bankave dhe biznesit ka strukturë më profesionale. Qeveria ka një përgjegjësi të madhe në fillim të mandatit për të bërë një lëvizje të mirë. Unë mendoj se biznesi do të përmirësohet këtë herë. Ne jemi ata që duhet t’i përdorim fondet në mënyrën më të përshtatshme dhe eksporti të mbetet prioriteti numër 1”.

I pyetur nëse është i befasuar nga fakti që bankat nuk lëshojnë pe lidhur me kamatat, ai thotë se një gjë e tillë nuk e befason sepse në fund secili e mbron të vetën.

BRANKO AZESKI, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE

Nëse më ftojnë edhe unë do të mbroj interesin tim. Unë luaj për biznesin dhe do ta mbroj biznesin. Të gjithë duhet ta mbrojnë atë, por duhet të ketë një kompromis për interesin kur është fjala për shtetin”

Sipas Azeskit , biznesmenët nuk mund të pajtohen që në llogari të ketë para dhe të mos shpërndahen. Ai tha se Banka Zhvillimore e vendit duhet të rikapitalizohet, sepse kjo ështe në interes të gjithë biznesit.

Dyqind e pesëdhjetë milionë euro si kredi do të plasohen në biznes, me kamatë 3.25 % me grejs periudhë deri në tre vjet dhe afat shlyerjeje 12 vjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING