(VIDEO) Gjenerali Clark shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit

(VIDEO) Gjenerali Clark shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit

Komuna e Çairit e shpalli “Qytetar Nderi” gjeneralin Wesley Clark. Siç thana ata, në ceremoninë e organizuar për këtë event, kjo bëhet në shenjë mirënjohje dhe falënderimi kontributin e gjeneralit amerikan për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, e sidomos në luftën e Kosovës.

Por, po ashtu edhe për siç tha i pari i Çairit, Visar Ganiu, për lidhjet e forta miqësore dhe historike që ka ndërtuar me popullin shqiptar.

Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

Sot kemi një mundësi të veçantë për të nderuar një figurë të jashtëzakonshme, një lider që jo vetëm ka udhëhequr një operacion sa ushtarak, aq edhe human. Por, me fuqinë e qëndrimit të tij ka ndërtuar dhe orientuar vizionin për një botë më të sigurtë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme”.

Gjenerali Clark falenderoi komunën për siç tha ai këtë nderë që Çairi ja ka bërë atij.

Wesley Clark, gjeneral

Sot ju e njohët fuqinë e humanitetit dhe shpresoj se këtu në Shkup do të jeni drita për botën për marrjen e mësimit që morët prej para 24 vitesh dhe duke transmetuar mbarë botën atë se si duhet të ndihmohen të tjerët në rrugën drejt lirisë dhe paqes”.

Wesley Clark është një gjeneral amerikan i cili udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj njësive ushtarake dhe policore jugosllave, gjë që rezultoi me kapitullimin e diktatorit serb Sllobodan Millosheviç, i cili u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje teknike ushtarake në Kumanovë për të lejuar paqeruajtësit e NATO-s të hynin në Kosovë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING