Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes

Me prezantimin e dëshmive nga ana e Prokurorisë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në orën 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Në seancat e kaluara gjyqësore dëshmuan nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov, si dhe shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska

MARKETING