Janë revokuar shtatë ambasadorë me dekrete të presidentes Siljanovska
Shtatë ambasadorë janë revokuar nga funksioni me dekrete të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, që janë shpallur dje në Gazetën zyrtare.
Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë të tjerëve mandati ju përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit të Maqedonisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr është Danço Markovski në Shqipëri. Markovski u thirr në bisedë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski, lidhur me aktivitetet e diplomacisë maqedonase në lidhje me regjistrimin e popullsisë që u bë në Shqipëri.
Dekrete janë tërhequr edhe për ambasadoren në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova, pastaj për Faton Beita nga Danimarka, Sally Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari, i cili është ambasador në Katar me qendër në Doha.