KH Çair, me ritëm të jashtëzakonshëm të ndeshjeve përgatitet për sfidat evropiane
Skuadra e vetme nga Maqedonia në garat evropiane, Klubi i Hendbollit “Çair” në konkurencën e femrave, ka zhvilluar më shumë ndeshje javëve të fundit, në prag të sfidave evfropiane.
Skuadra e Çairit sot do të përballet me skuadrën e “Astibo-s” nga Shtipi në ndeshjen e xhiros së 10-të në Ligën e Parë, e cila duhej të zhvillohej në fundjavën e ardhshme, por skuadra e Basri Latifit do të ketë angazhimet evropiane, andaj e njëjta do të luhet më herët. Kjo është ndeshja e katërt për skuadrën e Çairit në gjashtë ditët e fundit, nëse e dihet se gjatë ditës së enjte zhvilloi sfidën e javës së 9-të, ndërsa gjatë fundjavës zhvilloi dy duele nga Kupa e Maqedonisë, kundër Gjorçe Petrov 2 dhe Kumanovës.
Pavarësisht ritmit të vështirë, Klubi i Hendbollit “Çair” është favorit ndaj Astibos dhe kjo ndeshje do të shërbejë si një përgatitje e mirë për dy ndeshjen e xhiros së tretë në Kupën e Evropës ndaj skuadrës portugezit Colegio De Gaia.
Ndeshja ndërmjet Çairit dhe Colegio De Gaia luhet të shtunën dhe të dielën në “Autokomandë” në orën 16:00.