Bitcoin u rrit në nivel rekord pas zgjedhjeve, çfarë premtoi Trump dhe çfarë fshihet pas këtij ndryshimi
Monedha më e vjetër dhe e njohur digjitale bitcoin u rrit vrullshëm në fillim të javës në bursa mbi 80.000 dollarë. Ky është kursi më i lartë, që ka arritur ndonjëherë kriptomonedha. Por çfarë fshihet pas kësaj?
Një faktor vendimtar është zgjedhja e Donald Trump president i ri i SHBA-së. Kësisoj që nga 4 nëntori bitcoin është rritur në mënyrë konstante.
“Donald Trump ka deklaruar, se do te jetë president i kriptomonedhës dhe se SHBA do të luajë një rol përparimor në sektorn e bitcoin”, thotë Jonas Gross, kryetar i Digital Euro Association – një organizatë, që angazhohet për sistemet digjitale të pagesave.
Të tilla premtime i kanë bërë deri më sot vetëm presidentët e vendeve si El Salvador. E pra nuk është habi, që komuniteti bitcoin është i entuziazmuar tani.
Ndonëse në mandatin e tij të parë presidencial Trump është shprehur negativisht për bitcoin, përpara zgjedhjeve 2024 ai bëri një kthesë. Në një konferencë të madhe të bitcoin në Nashville p.sh. ai premtoi, se do të vazhdojë ta lerë të parregulluar tregun e kriptomonedhës dhe do të kujdeset për energji të lirë.
Prodhimi i bitcoinsave (mining) të reja dhe mbajtja e rrjetit në funksion, përmes të cilit regjistrohen transaksionet e shumta (blockchain), kërkon shumë energji. Bitcoins të reja gjenerohen, ndërkohë që kompjuteri zgjidh detyra llogaritjeje. Për këtë janë të nevojshme sasi të mëdha llogaritjesh, gjë që konsumon shumë energji.
Hap i ri për bitcoin
Drejtori i qendrës Blockchain i School of Finance and Management në Frankfurt, Co-Pierre Georg, konsideron se rritja e kursit të bitcoin ka të bëjë kryesisht me “arsye strukturore, që u përforcuan me zgjedhjet në SHBA”. Georg bën fjalë për licencat që u dhanë në janar për Bitcoin-ETFs an, përmes të cilave janë thjeshtuar dukshëm investimet me bitcoin.
ETF është akronimi për Exchange-Traded-Funds – “fondet e tregtuara në bursë”. Me ETFs krijohen dhe indekset e aksioneve ashtu si indeksi gjerman i aksioneve DAX. Me bitcoin-ETF ofruesit e ETF blejnë bitcoin. Investitorët me blerjen e kuotave marrin pjesë në zhvillimin e kursit të bitcoin, pa iu dashur të blejnë vet bitcoin.