Ronaldo nuk brengoset nëse nuk arrin të shënojë 1000 gola: Jam tashmë lojtari me më shumë gola në histori

Ronaldo nuk brengoset nëse nuk arrin të shënojë 1000 gola: Jam tashmë lojtari me më shumë gola në histori

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se mund të mos jetë në gjendje t’i arrijë 1000 gola që ishte synimi i tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është ende paraqitet denjësisht për Portugalinë dhe Al Nassr, por do të mbushë 40 vjeç në shkurt 2025. Shumica e lojtarëve kanë varur ‘këpucët në gozhdë’ shumë kohë përpara se të arrijnë atë pikë dhe pensionimi nuk është më një mendim i largët për CR7.
Ai është i etur për të luajtur për aq kohë sa të jetë e mundur, por që nuk është aq i bindur më në synimet që ia kishte caktuar vetes. Ai ka thënë: “Tani e përballoj jetën time si duke jetuar në këtë moment. Nuk mund të mendoj më afatgjatë. E thashë publikisht se doja të arrija 1000 gola, por duket se tani gjithçka është e lehtë, vetëm muajin e kaluar arrita në 900. Bëhet fjalë për të jetuar në momentin, duke parë se si do të përgjigjen këmbët e mia në vitet e ardhshme. Nëse arrij 1000 gola, është mirë, por nëse jo, unë jam tashmë lojtari me më shumë gola në histori”.

Ronaldo po fliste në një ceremoni të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve që e pa atë të nderuar me çmimin më të lartë në dispozicion të lojtarëve portugez. Fernando Gomes, presidenti i FPF-së, tha kur ndau atë çmim: “Trofeu më prestigjioz është Platinum Quinas, dhe nëse ka një ambasador të Portugalisë që e meriton, padyshim që është Cristiano Ronaldo. Ai i ka shërbyer kombëtares portugeze për më shumë se 20 vjet. Nëse ka dikush që ka treguar dashuri për të përfaqësuar ekipin portugez, ai është Cristiano Ronaldo. Një ambasador i jashtëzakonshëm që ndjen fanellën dhe ndjen Portugalinë.”
Ronaldo ka bërë 216 paraqitje për kombëtaren e tij, duke shënuar 133 gola. Është folur që ai të zgjasë një karrierë rekord deri në finalet e Kupës së Botës 2026, por atij do t’i duhet të ruajë formën dhe gjendjen fizike për ta bërë të mundur këtë.

MARKETING