Sekuestrohen 6.2 kilogramë marihuanë, 442 tableta ekstazë, pistoletë, plumba, parashtrohet kallëzim penal

Sekuestrohen 6.2 kilogramë marihuanë, 442 tableta ekstazë, pistoletë, plumba, parashtrohet kallëzim penal

Policia, me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht, në automjetin është gjetur 6.2 kilogramë marihuanë, 442 tableta ekstazë (mdma), pistoletë, tetë fishekë, një silenciator armësh, 14.2 ml rrëshirë hashash, një vakum makinë, dy peshore digjitale.

Siç informon sot MPB, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe NJKVN në SPB Shkup kanë ndërmarrë veprime të gjera hetimore lidhur me një ngjarje të datës 2 tetor të vitit 2024,  kur në rr. “Gjurçin Kokale” në Shkup, është gjetur një automjet “mini” dhe gjatë kontrollit të datës 2 tetor të vitit rreth orës 1.

Për zbardhjen e rastit, disa persona janë thirrur në bisedë zyrtare dhe janë kryer bastisje në shtëpi në disa lokacione në zonën e Shkupit të personave që dyshohej për përfshirje të mundshme të tyre në këtë rast.

“Më 7 nëntor të vitit 2024 është kryer kontrolli në banesën e O.A. në Shkup, ku u gjet marihuanë, një celular dhe sende të tjera, pas së cilës O.A. është i privuar nga liria. Më 08.11.2024, SPB Shkup deri te PTHP Shkup ka paraqitur kallëzim sipas neneve 215 dhe 396 të Kodit penal penal kundër O.A. i cili është privuar nga liria, dhe M.Z. nga Shkupi, i cili ndodhet në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tij”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

 

MARKETING