Ndërron jetë Tahir Hani
Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, veprimtari, ish-deputeti dhe ish-ministri Tahir Hani.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Tahir Hanit e ka bërë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Hani ishte ish-i burgosur politik.
Hani nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka udhëhequr Veleshtën. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.